Për emergjencat civile situata e përmbytjeve është në përmirësim. Prurjet janë më të ulëta ndërkohë që niveli i ujit nga dita në ditë po pëson rënie. Sipas kreu të emergjencave civile Shemsi Prenci kryesore ishte evakuimi i banorëvë .

Përpara zv kryeministres Senida Mesi dhe ministres së mbrojtjes Olta Xhacka gjatë inspektimit në argjinaturën e Dajcit ,

Prenci tha se tashmë do të nis faza tjetër operacionale në terren që është ajo e shpërndarjes së ndihmave për këto familje.

Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të lehtë të situatës së përmbytjeve në Shkodër. Uji është tërhequr, por sipërfaqja e tokës së përmbytur vijon që të jetë e madhe, rreth 4500 hektarë.

Ndërkaq, në zonë e Dajçit, e cila këto ditë ka qenë ndër më problematiket, ka nisur qarkullimi me automjete të vogla. Personat e evakuuar janë të strehuar ende në konvikt.