Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e quan “sajesë digitale” dëshminë e Albert Veliut publikuar dje në selinë e PD-së.

Në krah të ambasadores gjermane, pasi kishin inspektuar ambientet e Taks Forcë Speciale në Tiranë, Xhafaj tha se detyra e tij ishte për të punuar për të ngritur prokurorinë e policisë speciale, ndërsa PD sajesën digitale

Fatmir Xhafaj: “Detyra ime është të punoj për prokurorinë speciale e policinë speciale detyra e tyre është të punojnë për qytetarin digjital të sajuar.

Kjo nuk është çështja ime, është e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata atë rrugë. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën time”

Nga ana e saj ambasadorja gjermane Susanne Schuetz nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar është prioritet kyç për integrimin në BE dhe se Gjermania do jetë gjithmonë krah Shqipërisë në këtë betejë.

Susanne Schuetz: “Sapo pata një vizitë në ambientet e Taks Forcë Speciale. Qëllimi ishte për tu informuar për punën. Po dal me përshtypje pozitive.

Kemi nisur punën kemi arritur rezultatet e para e do vazhdojmë ta mbështesim.

Dua të theksoj se lufta kundër krimit të organizuar është prioritet kyç për integrimin në BE dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim në këtë drejtim”

Albert Veliu, i identifikuar si “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin me Agron Xhafen, e publikuar nga Partia Demokratike ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Fillimisht ai është parë në selinë e Partisë Demokratike ku është takuar me sekretarin Ivi Kaso dhe deputetin Ervin Salianji, më pas i shoqëruar nga avokatet Artan Murrizi dhe Ivi Kaso i ëhstë drejtuar organit të akuzës.

Nuk dihet nëse Veliu është paraqitur me vullnetin e tij apo është thirrur nga Prokuroria.