Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë shtypi theksoi se vëllai i tij, nuk do të bënte asnjë ditë burg në Shqipëri, ndërsa i konsideroi të pacipë ata që e sulmuan atë.

Xhafaj theksoi se i vëllai ka bërë 1 muaj burg në Itali në vitin 2012 dhe më pas është dëbuar.

Ministri u shpreh se ndiheshin të lënduar familjarisht për gjithçka po ndodhte. Xhafaj theksoi se audio-përgjimi është një sajesë e plotë.

Xhafaj: Audio-përgjimi është një sajesë e plotë, mashtrim dhe i bërë keq. Nëse opozita nuk e ka bërë këtë, ajo ka rënë pre. Në këtë rast tregon se sa ligësi ka një pjesë e kësaj opozite e etur në pushtet.

-Në asnjë rast nuk kam menduar të japë dorëheqjen për këtë shkak.
-Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë shkak për dorëheqjen time me këtë rast.

Xhafaj: Nëse mendoni se më mposhtni me sulmet tuaja, gaboheni! Unë nuk kam frikë. Askush nuk mundet të më shantazhojë!

Askush nuk mund të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta, të shërbej për atë që kam marrë përsipër të bëj. Luftë pa kompromis me krimin, gjithmonë në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe vetëm të qytetarëve.

Xhafaj: Pasi përfundova marrjen e të gjitha informacioneve. Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj. Siç e dini, ka marrë një dënim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje.

Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko.

Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi.Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për këtë situatë të pazakontë familjare për t’ua bërë sa më të lehtë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.

Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg.

Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi.
Akuza për falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale

Xhafaj: Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten. Edhe sot nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. Në këtë rast nuk mund t’ju thuash as spekulantë politikë.

E para nuk ka kontributin teknik timin në këtë çështje.