Krisja mes Xhani De Biazit dhe Taulant Xhakës duket se nuk do të ketë përmirësim.

Nëse koha tregoi që “përplasja” me Kaçen u rikuperua në kohë dhe trajneri e riktheu si kuqezi në skuadrën përfaqësuese, për Taulant Xhakën duket krejtësisht tjetër situatë. Edhe dje, gjatë konferencës për shtyp, trajneri ka komentuar rastin e mesfushorit të Bazelit si një vetëpërjashtim dhe si një mosrikthim pas të lojtarit për vendimin e ndërmarrë nga ai gjatë grumbullimit në Itali.

Mirëpo, nga ana tjetër, lojtari e gjykon krejtësisht ndryshe situatën. Në një komunikim me gazetën “Panorama Sport”, Taulant Xhaka ka komentuar përqasjen e tij në lidhje me raportet që ka me trajnerin dhe Kombëtaren. I qartë dhe fjalëpakë, Xhaka tregon për gazetën se nuk mendon që ka shumë për të bërë nga ana e tij dhe as që ka ndonjë arsye për të kërkuar ndjesë. I pyetur për deklaratën e trajnerit, i cili u shpreh ndër të tjera se Xhaka nuk ka bërë asgjë për t’u rikthyer, Xhaka tha:

“Janë vetëm fjalë të tij. Nuk kam çfarë të them më shumë rreth tyre”, tregon fillimisht lojtari. Ndërkohë, Taulant Xhaka komenton edhe për analogjinë me rastin “Kaçe”. “Nuk kam asnjë arsye pse të kërkoj ndjesë”, ka deklaruar mesfushori që u shpall kampion i dyfishtë me Bazelin. Në këtë situatë, kur edhe për trajnerin përfundon kontrata, apo edhe ka zëra merkatoje, duket se mes tyre nuk do të ketë paqe.

Artikulli paraprakMETA NGUSHËLLON HOMOLOGUN BRITANIK: BASHKË KUNDËR AKTEVE BARBARE
Artikulli tjetërTORINO, QINDRA TË PLAGOSUR PAS PANIKUT NË “FAN ZONE”