Ishte kreu i një rrjeti të kokainës në Rimini dhe Pesarese, e duke qenë i tillë shpenzonte para të madhe në lokalet e natës dhe lojërat e fatit.

Por bosi shqiptar kishte një dobësi të madhe.
Ajo ishte e dashura e tij marokene, e cila kërcente në një lokal nate.
Shqiptari nuk kishte qejf që ta ndante të dashurën e tij kërcimtare me të tjerët.

Duke mos e larguar nga zanati i dashur, vendosi të ndërmarrë një tjetër veprim.

Ai ka urdhëruar që të digjet lokali i natës ku e dashura e tij kërcente. Pasi këtij veprimi bosi është identifikuar, por ja ka dalë të shpëtojë.

Sipas policisë, para se ai të arrestohej është larguar nga Italia dhe ka mburritur në Shqipëri, bashkë me familjen e tij.

Në këtë situatë është lëshuar një urdhër-arresti ndaj shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Artikulli paraprakMARSHIME KUNDËR RACIZMIT, NË ROMË DHE VJENË
Artikulli tjetërPAL SHOSHI, OBJEKTET E RRALLA QË I DHUROI MUZEUT KOMBËTAR MË 1923