200 MIJË VIKTIMA E 6.5 MILIONË REFUGJATË NGA LUFTA CIVILE NË SIRI
Me shume se 3 milione siriane jane larguar nga vendi I tyre qe prej fillimit te luftes civile 3 vjet me pare, ndersa numri I te vrareve I kalon te 190 mije persona.Nderkohe, me shume se gjysma e 6.5 milione personave qe jane shperngulur nga shtepite e tyre brenda Sirise, jane femije.

Pjesa me e madhe e refugjateve, rreth 1 milion e 200 mije jane zhvendosur ne Liban, rreth 800 mije ne Turqi, 600 mije ne Jordani, 200 mije ne Irak, 140 mije ne Egjipt dhe 23 mije ne Afriken Veriore.Keto shifra jane bere publike nga Komisariati I Kombeve te Bashkuara per Refugjatet.
Grupet e opozites vazhdojne luftimet kudner forcave te presidentit Bashar Al-Assad qe prej marsit te vitit 2011, por situata eshte perkeqesuar sidomos pas shpalljes se shtetit Islamik te Sirise dhe Irakut.Nderkaq, ne nje video tronditese, nje grup I Al-Kaedes shfaqet duke prere kokat e 4 te akuzuarve si spiune te sherbimit sekret izraelit.Në video shihen katër persona të cilëve, u pritet koka me thikë nga një xhelat me fytyrë të mbuluar. Më pas kokat vendosen mbi kufomat e tyre, ndërsa rëra e shkretëtirës mbulohet me gjak. Filmimi i gjatë mbi 29 minuta hapet me një kërcënim ndaj të ashtuquajturve spiunë.Më pas vjen akti makabër. Lideri i grupit merr thikën, shtyn me këmbë trupin e një prej pengjeve dhe i pret kokën. E njëjta gjë vijon me të tjerët dhe gjithçka përreth mbulohet me gjak. Videoja mbyllet me firmën e “forcave të sigurisë” së Ansarit, që në gadishullin e Sinait ne Egjipt, konsiderohet udhëheqës i një shteti autonom.