Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Ky i fundit doli sot para gjykatës së Krujës për t’u njohur me masën e sigurisë pas akuzave për dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Ai ka dale nga paraburgimi i shoqëruar nga efektivet, ndërkohe qe te dera e priste furgoni i policisë.

Rexhep Rraja u arrestua pak ditë më parë pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e Xhiseila Malokut.

Ndonëse ndaj tij është ngritur vetëm akuza e ‘përndjekjes’, ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se 25-vjecarja ishte dhunuar.

Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.