MAJLINDA S’KA TË NDALUR, KUALIFIKOHET NË FINALE.Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, po shkëlqen në turneun prestigjioz të xhudos në Abu Dhabi.

Majlinda është kualifikuar në finale të “Grand Slem”-it që po mbahet në Abu Dhabi, pasi në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kg e ka mposhtur francezen, Annabelle. Euranie.  Xhudistja nga peja, në raundin e parë u kualifikua pa “luftë”, ndërsa në raundin e dytë e mundi kanadezen Ecaterina Guicia. Në duelin e tretë ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida.Ndërkohë, Nora Gjakova është eliminuar nga ky turne prestigjioz në raundin e dytë, pasi është mposhtur nga xhudistja kanadeze Catherine Beauchemin-Pinard. Nora e kishte fituar raundin e parë, duke e mposhtur rusen Tatiana Kazenyuk. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/WkWy1YnBPiY?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]