Skuadrat e Vllaznisë dhe Vau Dejësit kanë marrë pjesë në turneun memorial “Milos Stankoviç” në Podgoricë të Malit të Zi.

Në këtë turne të rëndësishëm kanë marrë pjesë shtetet e ballkanit mes të cilave edhe ekipet nga Shqipëria e përfaqësuar nga Vllaznia dhe Vau Dejësit. Në këtë turne xhudistët shkodran dhe të Vau Dejësit kanë arritur rezultate pozitive. Në kategorinë për pioneer të vjetër Demian Çuni ka arritur që të renditet në vendin e tretë. Çuni në ndeshjet e zhvilluara ka fituar njërën dhe ka humbur një tjetër duke u renditur kështu i treti. Çuni ka përfaqësuar ekipin e Vllaznisë në këtë turne. Në kategorinë kadet Roland Vasija ka fituar medaljen e arit duke zënë vendin e parë pas një paraqitje pozitive. Edhe Vasija ka përfaqësuar ekipin e Vllaznisë. Në sfidat e zhvilluara Roland Vasija arriti që të fitojë të dyja ndeshjet që pati duke marrë kështu me meritë vendin e parë në këtë memorial të xhudos. Vasija nuk është i vetmi sepse një rezultat pozitiv arrit edhe Xhovani Shkoza që po ashtu fitoi medaljen e arit. Shkoza ka zhvilluar 3 ndeshje në total dhe ka arritur që t’i fitojë të gjitha duke zënë vendin e parë. Edhe ky ka përfaqësuar Vllazninë në këtë turne të rëndësishëm. Ekipet e Vau Dejësit dhe Vllaznisë janë shoqëruar nga Luigj Shkoza që ka patur edhe rolin e trajnerit. Pas suksesit në kampionatin kombëtar për të rritur por edhe për grupmoshat ku Vllaznia u shpall kampione absolute tashmë kuqeblutë bëjnë një përfaqësim dinjitoz edhe në këtë memorial mes shteteve të ballkanit duke arritur dy vende të parë dhe një vend të tretë.