Prokuroria e Tiranës i komunikon zyrtarisht akuzën Kostandin Xhuvanit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Enea Xhaj, Arbër Demiraj, Edison Jaho dhe shtetasit italian Giampaolo Azzolo.

Dhjetë ditë pas masakrës ku në lokalin e natës “Ante Grand” në kryeqytet humbën jetën katër persona, prokurorët Erjon Pano dhe Enklit Gjini i kanë komunikuar akuzën sot në paraburgimin e Fushë-Krujës. Xhuvani qëndron në këtë burg pas masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e Tiranës. Gjatë komunikimit të akuzës Xhuvani nuk kanë pasur asnjë kundërshtim, por dhe ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë për ngjarjen. Prokurorët kanë kërkuar dhe ta merrnin në pyetje por nuk e kanë realizuar për shkak se Xhuvani ka refuzuar. 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE