MARADONA E ROBERTO BAGGIO DHUROJNË SPEKTAKËL. Yjet e futbollit botëror kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Romë. Ky takim është organizuar nga Papa Françesku, derisa qëllimi i kësaj përballje ka qenë gjetja e një zgjidhje diplomatike për krizën në Gaza.

Në këtë takim kanë qenë të ftuar rreth 50 yje të futbollit nga të gjitha përkatësitë fetare. Në këtë takim skuadra Pupi mundi Scholas me rezultat 6-3.  Pjesë e Pupi ishin yjet si: Javier Zanetti, Alesandro Del Piero, David Trezeguet, Carlos Valderrama, Diego Siomeone, Andrij Scheëtschenko e të tjerë. Kurse, pjesë e Scholas ishte Diego Maradona, Roberto Baggio, Gianluigi Buffon, Itturbe, Muntari e të tjerë
Ndërkohë Diego Maradona dhe Roberto Baggio ende nuk kanë harruar se si luhet futbolli edhe pse kanë kaluar disa vite që janë tërhequr nga fusha e blertë. Këto pamje tregojnë se cfarë asistit i jep argjentinasi ish lojtarit  të Italisë, në ndeshjen e zhvilluar për paqe.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Zxia5dlF6DM?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]