Nën tinguj muzike, emocionesh e lotësh aktori shkodran Ymer Bala promovoi librin e tij “Me skenën, pa skenën”. Prej 20 vitesh në Amerikë aktori i njohur vjen me këtë vepër duke përmbledhur të gjithë jetën e tij.

 

Miqtë e tij kanë një propozim për titullin “Mjeshtër i Madh” për Ymer Balën ndërsa aktori Zef Deda tregon momentin më të vështirë me mikun e tij. Një vlerësim dha dramaturgu Fadil Kraja ndërsa kryebashkiakja Voltana Ademi e falenderoi Ymer Balën në emër të qytetit.

 

Në fund aktori Ymer Bala falenderoi miqtë e tij në promovimin e librit “Me skenën, pa skenën”. Ymer Bala ka një numër të madh rolesh kryesisht në dramë duke qenë një prej aktorëve më të dashur.

 

Në vitin 1997 u largua nga Shqipëria drejt Amerikës pas trazirave të asaj kohe për një jetë më të mirë për dy djemtë e tij.