ORGANIZOHET PANAIRI I ARTIZANATIT NË KOMUNËN GURI I ZI. 

Ne kuadër te Projektit “Trashëgimia Kulturore dhe natyrore për zhvillimin e qëndrueshmen te turizmit ne Zadrimë”, zbatuar nga Bashkia Vau Dejës ne partneritet me Shoqatat KOSPE, Nderkomunalja e Zadrimës, dhe Komuna Guri i Zi, me financim te Programit te Zhvillimit Rajonal-Veriu i Shqipërie, nga Bashkëpunimi Austriak dhe Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim, ne ambientet e Komunës Guri I Zi, është organizuar Panairi i Artizanatit dhe i produkteve me materiale te riciklueshme te realizuara nga Grupi i Grave te Zadrimës, nen drejtimin e Stafit te Qendrës se Gruas “Hapa te Lehte”.Sipas organizatoreve ky panair synon zhvillimin e traditave te zones.

Ne kete panair kane qene biznese te zones te cilat ekspozuar punimet e tyre, por nga ana tjeter ka qene edhe nje shembull per bashkepunim dhe bashkeveprim mes institucioneve per zhvillimin e tradites se artizanatit

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/hbNnUf7ILaE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]