Sot në Tiranë ka mbërritur në një vizitë zyrtare kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u prit në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama. Më tej dy delegacionet mbajtën një takim mes tyre.

Zaev do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së veriut, ka marrë shembullin e tij për t’i dhënë një mesazh të qartë opozitës shqiptare, se në asnjë rast nuk duhet të cënojë të ardhmen integruese të vendit në Bashkimin Evropian. ” Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vjetësh” – tha ai -” janë thjesht 21 muaj më parë kur isha në opozitë, por nuk lejuam të japim përshtypjen

para evropianëve se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në. Pa marrë parasysh a jemi opzoitë a jo. Ne jemi miq të gjithë qytetarëve të shqipërisë, dhe i dëshirojmë të mirat popullit shqiptar. Vijmë si miq dhe japim mesazhin paqësor që nëpërmjet dialogut të kenë zgjidhje”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Artikulli paraprakARTA MARKU: POLITIKA KA NDËRHYRË NË PUNËT TONA
Artikulli tjetërITALI, I RIU SHQIPTAR KAPET ME HEROINË VLERA 6 MLN EURO