Padyshim që Kryeministri Zoran Zaev nuk mundej t’i shmangej pyetjes rreth skandalit të fundit, ku u mashtrua nga dy komedianë rus. Ndjenja nuk është e mirë, pranoi ai.

“Definitivisht është një ndjenjë e hidhur, për shkak se ndjeheni të mashtruar dhe këtë e ndava me opinionin dhe shpreha keqardhje”.

Në Klan Debat ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me bisedën e zhvilluar. Por për Maqedoninë e Veriut, siç tha, me interes është dialogu dhe zgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqe të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona”.

Artikulli paraprakVIDEODËSHMI/ SHIKONI SI NISI STUHIA VDEKJEPRURËSE NË ZONËN TURISTIKE
Artikulli tjetër“PARAJA” ZHVENDOS EDHE AKUJT