Sot në orën 12:00 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori nëse konfirmohet ose jo në detyrë.

Ai doli para trupës së KPK në datë 20 korrik duke iu nënshtruar procesit të Vettingut përpara trupës së komisionerëve Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Kreu i Gjykatës së Lartë rezulton sipas KPK-së se nuk ka burime të justifikuara pasurie. Ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave të regjistruara në hipotekë me vlerën e tyre reale.

Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet rreth 1 miliard lekë.

Deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronës së regjistruar në hipotekë, nuk korrenspondon me atë reale.

Sipas KPK-së, Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë;

zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Pasaktësitë konstatohen edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër.