Ndërkohë që drejtuesit e bashkisë Malësi e Madhe thonë se situata e pergjithshme është nën kontroll dhe se po punohet për hapjen e të gjitha rrugëve, nga këto zona vijnë raportime të banorëvë që janë të bllokuar atje.

Në emisionin e mëngjesit “Info Plus” në televizionin Star Plus të drejtuar nga gazetarja Noela Pjerrza kanë ardhur ankesa nga banorët e fshatit Zagorë të cilët apelojnë ndaj bashkisë së Malësisë së Madhe që të ndërhyjë sa më parë për të zhbllokuar rrugën.

Sipas banorëve atje trashësia e borës arrin në 50 cm ,dhe rruga Zagorë-Vrith –Razëm është e pakalueshme

Pranë redaksisë së Star Plus në postën elektronike si dhe në rrjetet sociale të redaksisë tonë ditët e fundit kanë ardhur dhjetra ankesa nga banorë të izoluar nga zona të ndryshme ku gazetarët tanë janë duke i shqyrtuar rast pas rasti