Një ditë e veçantë kjo e sotmja edhe për familjen e kryeministrit Edi Rama. Djali i vogël, Zaho, do të ulet për herë të parë në bankat e shkollës, pasi sot nis klasën e parë.

Ka qenë vet Rama ai që ka publikuar një foto, ku shihet Zaho, ndërsa mban në shpinë çantën e shkollës dhe në duart një tufë me lule për mësuesen e tij. E të gjitha këto emocione të veçanta, kreu i qeverisë nuk i ka fshehur.

MESAZHI I RAMËS

❤️
Dita e parë emocion i rrallë😍
Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm🙏
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë🤗