Kërcënohet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.Një zarf me një plumb brenda i është dërguar Salvinit, çka u zbulua nga Qendra postare në Romë dhe u oficerët e policisë. Mediat italiane raportojnë për këtë lajm, duke cituar burime nga Ministria e Brendshme.

Paketa ishte e dyshimtë, për shkak se nuk kishte vulë postare dhe as një dërgues, duke mos pasur asnjë mesazh apo shënim. “Nuk më frikësojnë, unë nuk do të ndalem”. ka komentuar ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

“Më shumë se sa tek një politike shpesh hipokrite, unë besoj tek solidariteti i miliona italianëve, të cilët do të shprehen me votë të dielën”, tha Salvini.

Në ditët e fundit, dy zarfa me plumba ju dorëzuan kryebashkiakut të Torinos, Chiara Appendino. Sot, më 21 maj, u vunë në shënjestër edhe magjistratët e qytetit të Sajovës.