Zbardhen detaje nga mbledhja në PS ku drejtuesit politikë të qarqeve kanë raportuar para Ramës për ecurinë e fushatës zgjedhore.

Mësohet se sipas raportimeve, më shumë problematika kanë hasur rajonet veriore teksa qarqet jugore kanë qenë më pozitive.

Ndërkohë Rama ka kërkuar angazhim maksimal gjatë fushatës teksa ka dhënë dhe disa porosi ku duhet pasur kujdes.

Sipas kryesocialistit drejtuesit politikë duhet të kenë kujdes në shërbimet për qytetarët, si në hipoteka apo dhe në institucione të tjera të shërbimeve publike për qytetarët.

Po ashtu Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të qarqeve t’u ‘hedhin një sy’ edhe organizimit në kampin kundërshtar të opozitës.