Mësohet se Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se gjatë fëmijërisë ka mbajtur mbiemrin Mehmeti.

Edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, ka deklaruar se më parë ka mbajtur emrin Lumturie. Ndërsa ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka deklaruar se më parë ka pasur emrin Theodhor dhe mbiemrin Kuli. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar në formularin e tij se nuk është dënuar asnjëherë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaron se nuk është ndaluar dhe hetuar për ndonjë vepër penale. Edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe ai i ILDKPKI, Ganaj deklarojnë se nuk janë hetuar e ndaluar për ndonjë vepër penale.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakASAMBLEJA PARLAMENTARE E NATO-s NË TIRANË, JA RRUGËT QË BLLOKOHEN
Artikulli tjetërPORTIERI ETRIT BERISHA LARGOHET NGA KOMBËTARJA?