Vetëm një javë pas arrestimit në pikën kufitare Kakavijë të ukrainasit Maryan Yatsula, prokuroria e Gjirokastrës ka ngritur tre akuza ndaj 28-vjeçarit që dyshohet si vrasës me pagesë nga autoritet e drejtësisë helene.

Yatsula dyshohet se ka qëlluar për vdekje në një zonë të Athinës Pogradecarin Roland Shënbitrasin, akuzë për të cilën autoritet greke kanë sjellë kërkesën për ekstradimin nga Shqipëria në Greqi të 28-vjeçarit.

Por përpara se të ekstradohet në Greqi, ukrainasi do i nënshtrohet akuza hetimit dhe gjykimit për tre akuza që prokuroria e Gjirokastrës ka ngritur për të.

Ndaj ukrainasit Yatsula është ngritur akuza e “Falsifikimit të pasaportës”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë”.

Sipas prokurorisë 28-vjeçari Maryan Yatsula jo vetëm i kundërshtoi, por tentoi që edhe të largohej me vrap, me qëllim që të mos i nënshtrohej kontrollit të imtësishëm.

Nga verifikimi në vijën e dytë u zbulua se Maryan Yatsula përdorte një dokument të falsifikuar si grek, me emrin Dimitrios Kantzelis.

Nga shenjat e gishtave, u zbulua që ukrainasi ishte në kërkim për vrasjen e një shqiptari në Athinë dhe mënjëherë u arrestua nga Policia Shqiptare. Rezulton se ukrainasi ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe për këtë është ngritur akuza e “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Vec kesaj akuze ukrainasi do perballet ne gjykate dhe me dy akuzat e tjera te sipërcituara.