Eshtë zbardhur ngjarja e mbrëmshme në Tiranë ku kishte nje perplasje me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në një lokal ndërkohë bëhet e ditur se është arrestuar pronari i lokalit Laert Hita dhe është shpallur në kërkim një përson tjeter 50 vjeçar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”.
Arrestohet shtetasi Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin :- Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi :- A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.