Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale

(kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNË BURG TENTOHET TË FUTEN CELULARË NËPËRMJET TOPIT
Artikulli tjetër18-VJEÇARI PLAGOSET ME ARMË ZJARRI