LEJET E NDËRTIMIT DO TË NDALOHEN PAS DATËS 22 GUSHT.
Keshilli kombetar I territorit ka zbardhur vendimin e nje dite me pare ne lidhje me situaten e lejeve te ndertimit.

Këshilli Kombëtar i Territorit në vendimin mbi “Harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo -territoriale” ndërpret të gjitha lejet e reja për ndërtime, si dhe kërkon verifikimin e të dhënave mbi ato që janë në zbatim.
KKT ka vendosur fillimin e procedurave për rishikimin e instrumenteve të planifikimit vendor, me qëllim harmonizimin e tyre në funksion të ndarjes së re administrativo –territoriale.
Përsa i përket lejeve të dhëna para këtij vendimi, KKT kërkon që lejet e zhvillimit “që nuk mbështeten në instrumentet e detyrueshme të planifikimit në fuqi duhet të rishikohen dhe harmonizohen me instrumentet e planifikimit në përfundim të periudhës së pezullimit”.
Ndërsa çdo leje zhvillimi dhe plan i detajuar vendor, i miratuar pas datës së miratimit të këtij vendimi, konsiderohet nul dhe i pavlefshëm.
Në vendim sanksionohet pezullimi i zbatimit të instrumenteve të planifikimit vendor, të miratuara nga KKT, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015.