Duket se është zbardhur vrasja e një 63 vjeçari shqiptar pak ditë më parë në zonën e Korfuzit në Greqi.

Petrit Zilfe u gjet i vdekur në një kanal të hënën e shkuar (26 nëntor), ndërsa vrasja ndodhi të dielën.

Për vrasjen është arrestuar një banor greke 44-vjeçar, i cili thuhet se është anëtar i Partisë ekstremiste të Agimit të Artë.

Shqiptari ishte qëlluar me armë zjarri tip çifte nga një distancën e afërt.

Policia greke ka gjetur edhe armët e vrasjes, duke e çuar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.

Sipas deklaratave, ata debatuan fillimisht në një kafene dhe autori e ka kërcënuar viktimën.

Më vonë, ai i ka ngritur një kurth shqiptarit duke realizuar vrasjen me gjakftohtësi me një pushkë gjuetie, duke e hedhur më pas në një kanal.

Viktima u gjet të hënën nga një shofer.Autori është i njohur në qarqet e Agimit të Artë.

Artikulli paraprak“JELEKËT E VERDHË” TË FRANCËS BËHEN PORTOKALLI NË ASTIR, BLLOKOHET RRUGA
Artikulli tjetërQENI ANTIDROGË ZBULON 57 KG KANABIS NË SHASINË E ‘FORD’-IT