Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar mesditën e kësaj të enjte një takim pune me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori, takim i cili sipas zyrës së shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë i fokusuar në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Pjesë e këtij takimi mësohet të ketë qenë dhe praktika hetimore e ndjekur nga insituticioni i akuzës i cili sipas Markut do të standartizohet. Nga ana tjetër Marku mësohet se është angazhuar se institucioni i Prokurorisë do të kontribuojë që prokuroria të jetë institucioni që “do të japë kontributin e saj për të ndihmuar në dhënien e drejtësisë për të gjithë shqiptarët”.

Ndërsa kreu i Gjykatës së Lartë ka dhënë mbështetjen e tij për kryeprokuroren Marku duke deklaruar se të dy institucionet do të angazhohen për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Artikulli paraprakI DËNUAR NË ITALI PËR TRAFIK DROGE, KAPET 65 VJEÇARI
Artikulli tjetërVRAU MOTRËN PARA KATËR VITESH, ARRESTOHET NË BRITANI, EKSTRADOHET