Zgjidhet problemi për 150 emigrantët që ishin bllokuar prej 5 ditësh në bordin e anijes “Diciotti” në portin e Catania-s në Itali. 20 emigrantë ka vendosur që t’i pranojë Shqipëria, 25 do i marrë Irlanda, ndërsa pjesa tjetër e refugjatëve do të strehohen nga kishat në Itali.

Pas arritjes së marrëveshjes ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka lejuar emigrantët që të zbresin nga anija në portin e Catania-s. 17 nga emigrantët dyshohet se vuajnë nga sëmundja e tuberkulozit.

vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar 20 refugjatë nga 150 që ndodhen në anijen e bllokuar në Catania. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një postimi në Tëitter u shpreh se dje Italia na shpëtoi, ndërsa sot jemi gati të japim një dorë, por shton ai, ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën.

Ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithnjë këtu, nga ana tjetër e një deti, ku dikur ishim ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të japim një dorë.

Ditmir Bushati
Pas vendimit të Shqipërisë ka reaguar ministri i Jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi. Ai vlerëson aktin për të marrë 20 refugjatë, ndërsa shtoi se Shqipëria është vendi i parë jashtë unionit që ofron ndihmë.

Falënderoj Shqipërinë për vendimin për të mirëpritur 20 refugjatë nga anija “Diciotti”. Një shenjë e solidaritetit të madh dhe miqësie shumë të vlerësuar nga Italia

Enzo Moavero Milanesi
Ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka falënderuar shqiptarët. Ai u shpreh se qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze, së cilës sipas tij duhet t’i vijë turp.

Disa emigrantë do të shkojnë në Shqipëri, qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze. Dhe iu them falënderimit shqiptarëve dhe turp francezëve. Pjesa e mbetur e emigrantëve do të shkojë në dy- tre vende të tjera, por shumica do të priten nga Kishat italiane

Matteo Salvini
Italia po përballet me krizën prej kohësh, ndërsa qeveria e re ka bllokuar zbarkimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ministri i Brendshëm ka bllokuar disa anije me emigrantë në det në muajt e fundit, ndërsa kërcënoi se do të pezullonte kontributin financiar të vendit të tij drejt BE-së, nëse Brukseli nuk do të ndërhynte për emigrantët.