Te tjera gjurme afresku jane zbuluar ne kishen e Shen Premtes ne fshatin Balldre te Lezhes. Gjate punimeve per resturimin te ketij monumenti kulture te kategorise se pare, pasi u demtua catia nga moti i keq, specialistet e monumenteve te kultures kane nxjerr ne drite gjurme te afreskeve te reja, duke e renditur kete objekt kulti si me te vecanta dhe me te rendesishme ne vendin tone por edhe jashte saj.

Pergjegjesi i Trashegimise Kulturore ne Lezhe Paulin Zefi tregon, se e gjithe siperfaqja e kishes eshte me afreske te reja ndersa edhe afatet e punimeve jane shtyre.

Por Ministria e Kultures ende nuk ka kaluar ne planin teorik, duke mos i marre ende ne konsiderate zbulimet e ketyre afreskeve teper te vecanta.

Kjo kishe ne fshatin Balldre te Lezhe e ndertuar ne shekullin XII-XIII eshte shume e rendesishme jo vetem per afreskun e darkes se fundit qe eshte realizuar 200 vite para se ajo te realizohej nga Da Vinçi, por edhe sepse ajo eshte nder te vetmet e stilit arkitekturor romanik gotik qe eshte ne kembe me te gjithe elementet e saj.

Artikulli paraprakI KËRKUARI NË ITALI PËR VJEDHJE KAPET NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTË NË DITËN E TË MOSHUARVE