Një vrimë, që më pas mbyllej me një gur, në murin rrethues të vilës, shërbente për të fshehur drogën që shitej.

Nga ky zbulim, hetimet e policisë italiane në Imperia arrestuan katër persona, të së njëjtës familje, njëri prej të cilëve në arrest shtëpie.

Hetimet nisën pranverën e shkuar, kur gjatë një vëzhgimi, afër vilës së familjes, një person zbriste nga makina, i afrohej murit, hiqte të njëjtin gur dhe prej andej dilte droga.

Hetimet nisën nga këtu, e më pas përndjekje dhe përgjime që çuan policët në zbulimin e të gjithë familjes që merrej me droga të ndryshme në zonën e Imperias.

Kokainë, hashash e marijuanë, thotë policia italiane, bliheshin dhe nga profesionistë vendas. Klientëve të zakonshëm u dorëzohej droga para pagesës, dhe kur ishte e nevojshme nëse nuk paguanin, i kërcënonin.

Në shtëpi janë gjetur dhe armë që ishin pjesë e aktivitetit të “familjes”.

Artikulli paraprakVENDIMI I PLOTË I GJYKATËS, TË GJITHA ARSYET QË ÇUAN SAIMIR TAHIRIN NË ARREST SHTËPIE
Artikulli tjetërKAPET 1 TON KOKAINË NË BAVARI, E ÇUAN SHQIPTARËT