Britain's Prince Harry, Duke of Sussex (R), and his wife Meghan, Duchess of Sussex, pose for a photo with their newborn baby son in St George's Hall at Windsor Castle in Windsor, west of London on May 8, 2019. (Photo by Dominic Lipinski / POOL / AFP) (Photo credit should read DOMINIC LIPINSKI/AFP/Getty Images)

Duka dhe dukesha e Sussex e kanë quajtur djalin e tyre të porsalindur Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Foshnja u prezantua para kamerave për herë të parë të mërkurën. Ndërsa Meghan u shpreh për gazetarët: “Ai ka temperamentin më të ëmbël, është shumë i qentë. Ishte një ëndërr për ne.”

Lajmërimi për emrin erdhi pasi foshnja u takua për herë të parë me stërgjyshërit e tij Mbretëreshën dhe Dukën e Edinburgh në Windsor Castle.

Çifti mbretëror ia vendosën emrin djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor, por zgjodhën të mos përdornin asnjë titull mbretëror foshnjën e tyre të parë.

Si djali i një duke, Archie mund të thirret Earl of Dumbarton, një prej titujve më të vegjël, Lord Archie Mountbatten-Windsor ose thjesht Master Archie Mountbatten-Windsor.

BBC raporton se ky është një tregues i fortë që Meghan dhe Harry nuk dëshirojnë që Archie të jetë një mbretëror formal.