Punonjësit kanë gjetur 600 monedha ari gjatë prishjes së një shtëpie të pabanuar në Brittany. Zbulimi i papritur u bë në bodrum.

Policia raportoi të hënën se punëtorët dëgjuan kërcitjen e një kutie gjatë punimeve dhe kur e hapën gjetën monedhat.

Sipas njoftimeve monedhat datojnë që nga viti 1870 dhe mbajnë fytyrën e mbretit të Belgjikës, Leopold II.

Policia raportoi se thesari është nën mbikqyrjen e policisë dhe do të mbahet i mbyllur derisa të zbulohen më shumë informacione rreth origjinës së tij.