Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të parë kualifikues në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Turqisë. Tekniku kuqezi, Christian Panucci i ka besuar eksperiencës, teksa ka hedhur në fushë një skuadër nën modulin 3-5-2.
Berisha do të mbroj katërkëndëshin e portës kuqezi, ndërkohë që mbrojta do të jetë e gjitha e rindërtuar nga e para. Veseli, Djimsiti dhe Ismajli do të ndërtojnë digën e prapavijës së skuadrës kuqezi. Hysaj,

i cili do të mbaj shiritin e kapitenit do të vihet në të djathtë të mesfushës, ndërkohë që në krah të majtë do të vihet Xhaka, Memushaj dhe Abrashi.

Vija e sulmit do të ndërtohet nga Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, me shkodranin që shkakton befasi në radhët e tifozëve kuqezi.

Në vendin e tij ishte parashikuar të luante Armando Sadiku, por problemet e shfaqura në stërvitje e kanë detyruar Panuccin të mendohet dy herë.