Zbulohen municione në Bërdicë të Shkodrës. Dyshohet që ndodhen aty prej ’97-s .

Një sasi e konsiderueshme fishekësh janë gjetur nga banorët e zonës në fshatin e Malit të Hebës, në njësinë administrative të Bërdicës. Municionet dolën në dritë pas aksionit që Bashkia e Shkodrës kishte nisur për pastrimin e kanaleve kulluese. Mësohet se janë mbi 100 fishekë automatiku të gjetura në anë të kanalit, pasi eskavatori i ka nxjerrë me mbetjet gjatë pastrimit. Dyshohet se fishekët mund të jenë fshehur rreth 20 vite më parë, gjatë 1997, nga banorët e zonës, ndërsa kanë dalë në sipërfaqe pas pastrimit të kanaleve kulluese.

Artikulli paraprakHETIMET: SI U ZBULUA KLANI SHQIPTAR I KOKAINËS PREJ 2 MLN EURO
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË NË NJË KOMPANI ME 3 MIJË PUNONJËS