Personi që goditi një qytetar për vdekje dhe plagosi disa të tjerë në Paris, ishte shtetas francez i lindur në Çeçeni, njoftoi media lokale, duke shtuar se sulmuesi ishte monitoruar për lidhje me islamistët radikalë.

Policia nuk gjeti dokumente mbi sulmuesin, por hetuesit e identifikuan atë nga shenjat e gishtërinjve të tij.

Një burim gjyqësor i konfirmoi AFP-së se burri ishte “francez, i lindur në Çeçeni në vitin 1997.” Nëna dhe babai i tij janë marrë në paraburgim për t’u marrë në pyetje, shtoi burimi. Më parë, raportet sugjeruan se sulmuesi ishte rus.

Sulmuesi është identifikuar si Khamzat Azimov. Ai lindi në Rusi, por mori shtetësinë franceze në vitin 2010, shtoi raporti.

Sulmuesi me thikë, thuhet se u rendit në Fiche S, një tregues i përdorur në Francë për individë të konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare të cilët duhet të mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Megjithatë, ai nuk kishte të dhëna penale.20-vjeçari u monitorua për lidhjet e tij në “qarqet radikale islamike”, ndërsa kishte lidhje specifike dhe të tërthorta me “një person në Siri”.

Duke bërtitur “Allahu Akbar”, sulmuesi ka plagosur pesë vetë, dy prej tyre në mënyrë kritike, të shtunën në mbrëmje.

“Në këtë fazë, në bazë të dëshmive, duke përmendur faktin se agresori bërtiti” Allahu Akbar “kur sulmoi kalimtarët me një thikë, duke pasur parasysh mënyrën e sulmit, dërguam seksionin anti-terrorist të prokurorisë”, tha Prokurori i Parisit Francois Molins.

Shteti Islamik (IS, ish ISIS) mori përgjegjësinë për sulmin, tha faqja e internetit e grupit Amaq. Megjithatë, hetuesit nuk e kanë verifikuar deklaratën e organizatës.