Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë.

Tre gjyqtarët janë përcaktuar përmes shortit që është hedhur ditën e sotme në orën 13:30 për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale.

Në apel ka ushtruar ankimim si ish-ministri i Brendshëm që kërkon pafajësi ashtu edhe prokuroria e cila kërkoi dënimin e tij me burg. Ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg me shërbim prove.

Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara

Artikulli paraprakPROKURORIA TURKE KËRKON 22.5 DHE 15 VITE BURG PËR DY GULENISTË TË SJELLË NGA KOSOVA
Artikulli tjetërSEKUESTOHEN 5 TON KOKAINE ME VLERË 130 MILION DOLLARË