Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se Kostandin Xhuvani, i dënuari për vrasje, ndodhet në spitalin e Burgut pas një operacioni, sepse u “paraqit i zbehtë, ankohej për këputje trupore dhe dhimbje rektale” duke zbuluar kështu diagnozën e tij.

Drejtoria e Burgjeve tha se ‘Xhuvani është hospitalizuar në Spitalin e Burgut për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankohej për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësoreme mjekun specialist proktolog të ‘ QSUT Nënë Tereza’, ku ka rezultuar me:- Anemi(Hb 8mg/dl).- Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT ‘Nënë Tereza’, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,”- përfundon njoftimi.

Artikulli paraprakKOKAINË E HEROINË NGA SHQIPËRIA NË ITALI, 10 NË PRANGA
Artikulli tjetërI DIGJET MAKINA, 24 VJEÇARJA: NUK KAM KONFLIKTE ME NJERI