Tetë shqiptarë dhe 5 shtetas grekë të burgosur në burgun e Koridalos akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvenie, etj.

Grupi dyshohet se janë autorë të tentativës së vrasjes së një shtetasi grek, ndodhur me 03.11.2014 jashtë banesës së tij në Athine.

Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, më 12.10.2017 brenda në zyrën e tij në Athine.

Kanosjen e një avokati grek ne 07-08.02.2019 në Athine. Në këtë rast te akuzuarit kanë dërguar 3 shtetas jashtë burgut, për t’i marre 3000 euro avokatit duke e kërcënuar atë se do e vrisnin. Autoret u arrestuan dhe vijon hetimi.

Gjithashtu ata akuzohen për vrasjen e shqiptarit Albert Bako me 14 janar 2019 në sektorin E te burgut Koridalos dhe ndihmë në arratisjen e shtetasve shqiptare Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos më 01.01.2019.

Tentative për manipulimin e shkakut të vdekjes se shqiptarit Bardhyl Tusha në burgu Koridalos me 27 janar 2019 me qëllim që të dukej si helmim dhe te akuzohej nje shtetas grek i burgosur.

I arrestuari ështe Artan Enver Meleqi, 49-vjec nga Delvina