Besnik Muci kandidon për anëtar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Muci është prokuror pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ndërkohë dje u mësua emri i Klodian Brahos si kandidat për tu bërë pjesë e strukturës së re të SPAK.

Në strukturën e SPAK do të jenë 15 prokurorë, ndërsa afati për dorëzimin e dokumentave përfundon pas tre javësh.

Besnik Muçi ka kaluar vetingun nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-se dhe kërkon shkarkimin.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të shqyrtojë ankimimin.