Kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj në prezantimin e projektit për Piramidën.

Sipas projektit të prezantuar Piramida e Tiranës do të kthehet në një qendër inovacioni e teknologjie për të rinjtë.

Dua të falenderoj ata që mundësuan ardhjen deri këtu të këtij projekti, pasi bëhet fjalë për ëndrrën time të vjetër kur isha kryetar i bashkisë.

Besoj që projekti ka arritur të zgjidhë një pikë kyçe të sfidës që gjatë gjithë kësaj kohe nuk zgjidhi midis rilindjes së kësaj godine dhe funksionit të saj. Me Erionin kemi diskutuar që kur mori Tiranën për ta zgjuar nga gjumi.

Dhe është e vërtetë erdhëm tek pika që kjo godinë duhet të shkonte për fëmijët dhe të rinjtë të rinj, jo si Erioni.

Përsëri aty kemi pasur dilemën, pasi Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer në një qendër për këtë pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në një qendër rinore të ardhur në kohë.

Unë thoja fëmijët, fëmijët, fëmijët, një ditë Erioni më telefoni, i ekzaltuar, njëlloj sikur telefonon për një pusetë apo projekte të tjera, më tha ‘ E gjetëm lal’. Kjo është dicka përtej ëndërr time të bukur është dicka e jashtëzakonshme.

Model që arrin të bëjë bashkë; fëmijët dhe teknologjinë duke u dhënë mundësi fëmijëve jo thjeshtë që të mësojnë teknologjinë, pasi e mësojnë vetë dhe se po afrohet koha, pasi duhen forcuar passworde për t’u mbrojtur nga Zaho.

Ky vend është një destinacion melankolik i shëmtisë të kthehet i bukurisë, pasi potenciali është i gjithë këtu. Kemi shumë pjesë të kaluarës që janë si vende vajtimi.

Kur hyra këtu po thoja ky është sot një vend ku mundësia është për këdo që do të dijë se cfarë kanë bërë shqiptarët me shtetin në mbi 20 vite.

Një ngrehinë e vjetruar, shtoi një kat, kështu ka qenë edhe qeveria në Shqipëri. Kjo godinë është fotografia e shtetit që trashëguam.”