Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zbuluar shpërblimin që do të përfitojnë pensionistët për festat e fundvitit.

Ahmetaj ka njoftuar se në fund të vitit pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral.

Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale.

Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”- tha Ahmetaj.