Policia e Durrësit ka zbuluar një skemë përmes të cilës uleshin detyrimet e zhdoganimit për makina që futeshin në Shqipëri nga vende të tjera.

Të përfshirë rezultojnë doganierë, agjentë doganore dhe subjekte fizikë e juridikë.
Grupi falsifikonte dokumenta duke ulur vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët.

Tre persona u vunë në pranga në rolin e sekserit, ndërsa ndaj 5 doganierëve janë vendosur masa sigurie “arrest shtëpie, “detyrim paraqitje” apo pezullim nga detyra,, në kuadër të Operacionit të koduar “Silent”

Një person është shpallur në kërkim, ndërsa është pezulluar veprimaria e një agjensie doganore.
DOGANIERËT E AKUZUAR
Kostandin Risto 59 vjeç;Mirjan Driza 44 vjeç;Neritan Bablusha 49 vjeç;Endrit Pllumbi 39 vjeç;Sokol Mehmeti 51 vjeç.