Policia italiane ka ekzektuar gjatë ditës së sotme operacionin e koduar “Agr Jobs” i cili ka zbuluar një skemë kriminale të shfrytëzimit të punës në fermë bujqësore të punëtorëve emigrantë të ardhur nga Shqipëria e Rumania.

Emigrantët mbërrinin në Itali për punësim sezonal në ferma dhe shfrytëzoheshin duke u paguar 4-5 euro ora për mbi 11 orë rresht punë.

Ndaj tyre ushtrohej dhunë fizike, kërcënim me jetën në rast denoncimi apo largimi nga vendi i punës si dhe ishin të detyruar të banonin në kapanone me kushte higjenike e sigurie jetese mjaft të rënda.

Operacioni Agri Jobs është ekzekutuar në provincat e Padovës, Veronas e Peruxhias duke vënë në pranga 3 persona , pronarë të 2 shoqërive bujqësore e përgjegjës të kësaj skeme kriminale.

Njëri prej të arrestuarve organizonte dhe procesin e rekrutimit të punëstorëve sezonal nga Shqipëria e Rumani drejt Italisë, falsifikonte dokumentacionet e tyre të punës duke deklaruar më pak orë pune se sa ata kryenin realisht emigrantët shqiptarë e rumunë.

Shqiptarët dhe rumunët punësoheshin kryesisht në ferma në territorin e rajoneve të Toskanës dhe Venetos por dhe në Zvicër, madje investiguesit italianë kanë dokumentuar dhe raste të puënsimit të tyre në firma ndërtimi.

Pronarët e tyre nuk i paguanin sigurimet shoqërore që dokumentohen të ketë arritur në një detyrim prej mbi 500 mijë euro.

Punonjësit shqiptarë e rumunë ishin të detyruar të banonin në kapanone e magazina të vënë në dispozicion nga pronarët, në kushte higjenike e sigurie për jetën mjaft të këqija e madje paguanin dhe qera për cdo vend fjetje.

Ky operacion ka nisur hetimet më nëntor të 2017 pas vdekjes së një punëtori rumun
Operacioni i sotëm çoi dhe në sekuestrimin e dy shoqërive bujqësore, llogarive të tyre banakare si dhe mjeteve dhe automjeteve të punës.