Një virus i ri që ka potencialin të bëhet pandemik është identifikuar në Kinë nga shkencëtarët, raporton BBC.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve kinezë, virusi është shfaqur te derrat, por studimet thonë se mund të infektojë edhe njerëzit. Kërkuesit janë të shqetësuar se mund të pësojë më shumë mutacione dhe të shpërndahet lehtësisht nga njeriu tek njeriu e të shkaktojë kështu një pandemi globale.

Pavarësisht se nuk është një problem imediat, thonë ata, ai ka të gjitha shanset të bëhet lehtësisht i përshtatshëm dhe të infektojë njerëzit dhe ka nevojë për monitorim të afërt.

Duke qenë se është i ri, njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj virusit.