Zbulimi i një varri të madh që daton nga fillimi i shekullit të kaluar ka detyruar pushtetin vendor në Gjirokastër të ndërpresin punimet në një rrugë.

Gjatë punimeve për sistemimin e rrugës në kodrën e Shtufit në Gjirokastër, e cila është shembur nga reshjet, është zbuluar një varr i madh. Vendorët nuk e dinë se kujt i përket ky varr, por do të bëjnë zhvendosjen e tyre sipas ligjit me qëllim që punimet të vazhdojnë.

Ky varr mbi të cilin është shënuar 1933 ka ndërprerë punimet në kodrën e Shtufit në Gjirokastër. Nuk dihet se kujt i përket dhe zyrtarisht nuk eksiston asnjë e dhënë shkresore. Bashkia do të bëjë zhvarrim sipas ligjit dhe nëse ka eshtra ato do të dërgohen në varrezat publike të qytetit.