5 ditë pas vrasjes së Nard Polisë në Grudë të Shkodrës, policia e këtij qarku njofton se ka finalizuar operacionin “Step By Step”. duke vënë në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes, ndërkohë që ka shpallur në kërkimn edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarje

Policia bën të ditur se gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P. Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit Nard Policia ndodhur më datë 20.03.2019.

Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve:
– G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”
– K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”
– A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtës pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”,