Londër, zbulon tradhëtinë e burrit, ai e djeg i për së gjalli në kuzhinë

Një bankier në Londër, dogji bashkëshorten e tij të gjallë pasi ajo zbuloi se ai kishte një lidhje jashtë martese. Ai u shpall fajtor për vrasjen, të cilën e beri fillimisht të dukej si një aksident në kuzhinë. Darren Byrne, 40 vjeç, e telefonoi vetë 999 dhe një regjistrim që iu dha gjykatës tregonte atë duke pretenduar se e gjeti gruan e vdekur në shtëpi. Ajo kishte qenë më parë në dijeni për tradhëtinë dhe e kishte falur kur ai kishte premtuar se do ta ndërpriste, por zbuloi se lidhja mes bashkëshortit dhe masazhatores së tij nuk kishte marrë fund. 35-vjeçarja gjeti që ai mbante fshehur një celuar të dytë për të komunikuar me dashnoren e cila ishte gjithashtu e martuar. Pas kësaj, ata nisën të debatonin kur i shoqi e rrëzoi përtokë dhe e dogji, ndezi sobën e gazit në përpjekje për t’i vënë flakën shtëpisë dhe kur kjo dështoi, ai e levizi trupin që të dukej sikur ndodhi një aksident tragjik gatimi. Darren më vonë telefonoi urgjencën, ndërsa policisë i tha se kishte qenë duke shëtitur qenin ndërsa gruaja ndenji për t’i pregatitur atij një sandwich kur ai u kthye dhe e gjeti të djegur. Çifti kishte së bashku dy fëmijë.

Artikulli paraprakIMA AWARDS, STAR PLUS TV, TELEVIZIONI ME I MIRE LOKAL NE SHQIPERI
Artikulli tjetërZHDUKET KRYETARI I KOMISIONIT TË ZGJEDHJEVE,DYSHOHET PENGMARRJE