Celulari është një nga shoqëruesit më besnik për secilin prej nesh. Për shumicën e njerëzve celulari është një varësi, një mjet pa të cilin nuk bëmjë dot, e nëse nuk e këmi me vete, ndihemi si të braktisur. Por pavarësisht gjithë përfitimeve që të sjell, sigurisht ka dhe anë negative. Më poshtë po ju rendisim disa nga arsyet pse nuk duhet të qëndroni gjatë me celular në duar:

1.Forcon marrëdhënien
Nëse mendoni se në momentin që shkruani me një person afroheni më shumë, gaboheni, sepse kjo u distancon më shumë. Kur injoroni kontaktin social nëpërmjet ‘chat’-imit ose lundrimit në internet, ju dëmtoni shumë marrëdhënien me një person tjetër. Mendohet se ndikon shumë keq në shëndetin mendor, duke qenë se rrezikon sensin e përkatësisë, vetëvlerësimit.

2.U bën të pavarur
Çdo ditë e më shumë telefoni po kontribuon në pasurimin e njerëzve dembelë për të menduar. Tashmë ne kemi çdo gjë gati në telefon, numrat e kontaktit, oraret, ditëlindjet dhe krijojmë varësi ndaj tij. Nëse humb telefoni duket sikur ka humbur çdo gjë e jona.

3.U ndihmon të fokusoheni
Aq shumë jemi të varur ndaj telefonit, sa që e ndiejmë si një zgjatim të trupit tonë. Është kthyer në diçka normale ankthi që ndiejmë në momentin që zbulojmë se telefoni jonë mungon. Gjithashtu gjatë lundrimit në internet ne kalojmë nga një faqe në tjetrën dhe e mbingarkojmë trurin me informacion.

4.Ju lejon të flini mjaftueshëm
Duke shkruar natën vonë ose duke ndenjur në telefon gjatë natës do të ndikojë shumë në cilësinë e gjumit.

Artikulli paraprakVININ NGA GREQIA, AKU BLLOKON NË DOGANË MJALTË DHE IMPUTE BUJQËSORE
Artikulli tjetërKUFIRI KOSOVË-SHQIPËRI/ MAJKO: E HEQIM NGA 1 JANARI! REAGON BEOGRADI: S’DO KETË SHQIPËRI TË MADHE!