Shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet të botës. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit.

El Salvadori është një nga shtetet më të vogla dhe me dendësi të madhe të popullsisë në Amerikën Qendrore.

VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË EL SALVADORIT, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, ZYRTARE, TË SHËRBIMIT DHE TË ZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.