HILA GARANTON BANORËT PËR PROJEKTE AMBICIOZË PËR ZHVILLIMIN E ZONËS. Kanddiati i Partisë Demokratike në Bashkinë Vau Dejës, Zef Hila ka marrë mbështetjen e banorëve të Vau Dejesit ne garen per zgjedhjet e 21 Qershorit.

Ne nje takim te organizuar ne Kinemane e qytetit, banoret jane njohur me disa prej prioriteteve te kandidatit te PD-se Hila, prioritete te cilat do te jene pjese e programit electoral I cili do te prezantohet brenda pak ditesh. I pranishëm në këtë takim ka qënë edhe Kryetari i Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj, I cili gjatë fjalës së tij ka deklaruar se qytetaret kane dy alternativa ate te mashtrimit ne 23 Qershor, dhe ate te progresit ne zgjedhjet e 21 Qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike, Ramiz Çobaj, deklaroi se fitorja ne Shkoder dhe ne Vau Dejes eshte sigurte dhe e gjithe shqiperia do te jete e ngjyrosur blu pas zgjedhjeve te 21 Qershorit. Gjate ketij takimi, nuk kane munguar sygjerimet nga ana e banoreve, ne lidhje me problematikat qe shqetesojne komuniteti, por keto probleme do te jene pjese e planit emergjent per zgjidhjen e problematikave nga kandidati Zef Hila

Artikulli paraprakANTON KOKAJ, MIRËPRITET NË KOMUNËN SHKREL
Artikulli tjetërKORPUSI I VULLNETARËVE DHE “CATI YOUTH” NË PLAZHIN E VELIPOJËS